Ndërlidhjet

Evropa ende nën ethe të përmbytjeve


Lumi Elba, Drezden, Gjermani
Lumi Elba, Drezden, Gjermani
Pjesë të mëdha të Evropës Qendrore dhe Gjermanisë vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie, ndërsa kanë vazhduar evakuimet masive për shkak të përmbytjeve që deri tash kanë lënë të vdekur 15 persona.

Lumi Elba ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar pjesë të mëdha të qytetit industrial çek Usti.

Televizioni çek tha se barrierat janë shpërthyer nga ujërat, dhe pritet që uji të vazhdojë të derdhet në qytetin e Ustit, që ka një popullatë prej 100 mijë banorësh.

Niveli i lumit ishte 9 metra më i lartë se zakonisht jashtë qytetit.

Derisa ditët me shira të rrëmbyeshëm kanë kaluar, dhe ka pasur shenja se më e keqja mund të ketë kaluar, disa qytete po përballen me rritjen dramatike të nivelit të lumenjve, raporton DPA.

Zvicra, Gjermania, Republika Çeke, Polonia dhe Austria, të gjitha janë goditur nga tragjedia natyrore.

Më shumë se 19 mijë njerëz në Republikën Çeke nuk kanë mundur ende të kthehen në shtëpitë e tyre, kanë thënë autoritetet në këtë vend.
XS
SM
MD
LG