Ndërlidhjet

Biden: SHBA e shqetësuar për situatën në Turqi


Nënpresidenti amerikan, Joe Biden

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden

Nënpresidenti amerikan Joe Biden tha se vetëm turqit mund të zgjidhin problemin e protestave anti-qeveritare në Turqi.

Por, ai tha se SHBA është e shqetësuar dhe nuk është indiferente ndaj rezultatit.

Ndryshe, policia turke në orët e para të së mërkurës ka përdorur ujë me presion dhe bomba tymi, për të shpërndarë demonstruesit në Stamboll dhe Ankara, derisa protestat që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rexhep Tajip Edogan hynë në ditën e gjashtë.

Biden tha se SHBA mbështet tubimet e lira, një shtyp të lirë dhe mospërdorimin e dhunës nga qeveria dhe protestuesit.

Ai tha se SHBA dhe Turqia nganjëhere kanë mospajtime mbi taktikat, por ndajnë vlerat e përbashkëta si zgjidhjen dyshtetërore për Izraelin, një Iran pa armë bërthamore dhe një Siri josektariane.

Ai ka bërë këto komente në një konferencë vjetore të Këshillit Amerikano-Turk. Një nga zëvendëskryeminstrat e Turqisë mori pjesë gjithashtu në konferencë.
XS
SM
MD
LG