Ndërlidhjet

Policia e Moskës ndalon qindra imigrantë të paligjshëmn


Imigrantët e burgosur në Moskë...

Imigrantët e burgosur në Moskë...

Policia e Moskës ka arrestuar më shumë se 200 punëtorë imigrantë të paligjshëm, të cilët i gjeti në një “qytet” nëntokësor, në tregun e Çerkizovsky të kryeqytetit.

Punëtorët duket se ishin mbyllur brenda kompleksit të gjerë për të prodhuar veshje.

Ministria e Brendshme e Rusisë lëshoi të martën një video të bastisjes.

Aty shihej një fabrikë nëntokësore, ku kishte dhoma pune të mbushura me makina qepëse, ndërsa aty kishte edhe një kënd jetese me një kafene, kinema, kazino, dhe kafaz pulash.

Punëtorët duket se ishin aziatikë.

Në një tjetër bastisje, që ndodhi të martën në qytetin Obninsk pranë Moskës, policia gjeti 450 imigrantë nga Vietnami në një hangar të braktisur, ku ata jetonin dhe qepnin tesha.

Javën e kaluar, Policia e Moskës ka kryer një operacion që rezultoi me arrestimin e 952 punëtorëve imigrantë të dyshuar të paligjshëm, shumica e të cilëve ishin nga Azia Qendrore.
XS
SM
MD
LG