Ndërlidhjet

Dorëhiqet këshilltari për Siguri Kombëtare, Tom Donilon


Këshilltari për Siguri Kombëtare, Tom Donilon
Këshilltari për Siguri Kombëtare, Tom Donilon
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se këshilltari për Siguri Kombëtare Tom Donilon, do të japë dorëheqje dhe do të zëvendësohet nga ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Susan Rice.

Emërimi i Rice, një aleate e ngushtë politike e presidentit Barack Obama, mund të ndezë tensionet me republikanëve dhe opozitës.

Ata kanë kritikuar rëndë Rice për shkak të përshkrimit të pasaktë që i kishte bërë fillimisht sulmit të vitit të kaluar mbi misionin amerikan në Bengazi të Libisë.

Administrata në fillim fajësoi për sulmin që vrau ambasadorin amerikan dhe tre të tjerë, një demonstratë që u kthye e dhunshme.

Por, incidenti u treguar më vonë të ketë qenë një sulm i planifikuar terrorist.

Donilon pritet të japë dorëheqjen në fillim të korrikut.

Ai është meritor për rritjen e fokusit të strategjisë amerikane të sigurisë në Azi.

Për pozitën e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare nuk kërkohet konfirmimi i Senatit.
XS
SM
MD
LG