Ndërlidhjet

Jansa dënohet me dy vjet burg


Ish kryeministri slloven, Janzez Jansa
Ish kryeministri slloven, Janzez Jansa
Ish kryeministri slloven Janez Jansa është dënuar me dy vjet burg pasi që u shpall fajtor për përfshirje në korrupsion.

Ai është akuzuar se ka marrë ryshfet në vitin 2006 në një marrëveshje me një fabrike finlandeze të mbrojtjes, Patria.

Gjykata tha se ai ka kërkuar që përqindja për ‘ndërmjetësimin’, po që se kompania e fitonte kontratën, të shkonte për Partinë Demokratike të Sllovenisë, që drejton ai.

Kontrata për 135 automjete të blinduara ka qenë pjesë e përpjekjeve të Sllovenisë për të modernizuar ushtrinë pas anëtarësimit në NATO në vitin 2004, në vitin e njëjtë kur edhe u bë anëtare e BE-së.

Jansa që u detyrua të japë dorëheqje në muajin shkurt për disa akuza të tjera korrupsioni, tha se do ta apelojë vendimin.
XS
SM
MD
LG