Ndërlidhjet

Protestuesit turq kërkojnë shkarkime të zyrtarëve


Ankara...
Ankara...
Protestuesit turq i kanë kërkuar qeverisë që të shkarkojë guvernatorët dhe shefat e policisë në Stamboll, Ankara dhe në qytete të tjera, vende ku policia ka përdorur dhunën ndaj demonstratave anti-qeveritare.

Anëtarët e grupit Solidariteti për Taksimin thanë se kanë dorëzuar kërkesat te zëvendës kryeministrit Bulent Arinc në një takim që kanë zhvilluar me të të mërkurën në Ankara.

Grupi ka kërkuar gjithashtu që të braktisen planet për një projekt ndërtimi në sheshin Taksim të Stambollit.

Reagimi i dhunshëm i policisë ndaj protestës paqësore të premten, ka nxitur përleshjet anembanë Turqisë, në të cilat dy njerëz kanë humbur jetën.

Grupi gjithashtu ka bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar dhe pengimin e përdorimit gazit lotsjellës nga policia. Mijëra anëtarë të sindikatës janë mbledhur në Sheshin Taksim të Stambollit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë.
XS
SM
MD
LG