Ndërlidhjet

logo-print

Lushtaku dhe të tjerët lirohen prej akuzave në "rastin BIRN"


Sami Lushtaku

Sami Lushtaku

Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve kosovarë i liroi të pesë të pandehurit në rastin BIRN, pasi që u vërtetua se aktet për të cilat ata akuzoheshin nuk përbëjnë vepra penale, ka bërë me dije misioni evropian.

Në aktakuzë, kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ish drejtuesi i gazetës Infopress Rexhep Hoti, ish kryeredaktori i kësaj gazete, Avni Azemi, Rizah Hajdari dhe gazetari Qani Mehmedi, akuzoheshin për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të banorëve të Kosovës dhe për veprën penale të kërcënimeve.

"Rasti ka të bëjë me një fushatë të pretenduar të kërcënimeve kundër gazetares Jeta Xharra dhe një punonjëse të saj në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) prej anës së gazetës Infopress në qershor të vitit 2009 pas transmetimit të një programi televiziv (të drejtuar nga Jeta Xharra) që gjoja e kishte kritikuar kryetarin e Skenderajt dhe rajonin e Drenicës", theksohet në njoftim.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror special nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
XS
SM
MD
LG