Ndërlidhjet

Konferenca për Sirinë, jo para korrikut


Siri
Siri
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, ka thënë se konferenca e paqes për këtë vend nuk mund të organizohet deri në muajin korrik.

Brahimi ka thënë se palët siriane nuk janë ende të gatshme për t’u ulur në tryezën negociuese.

Ai ka thënë se një takim përgatitor me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i ngjashëm me një që është mbajtur sot, do të zhvillohet më 25 qershor.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennady Gatilov, ka ndjekur takimin e sotëm në Gjenevë dhe ka thënë se “çështja më e komplikuar është, sipas të gjitha gjasave, lista e pjesëmarrësve në konferencë”.

“Ndryshe nga qeveria, opozita siriane nuk ka vendosur ende për pjesëmarrjen e saj”, ka thënë ai.

Rusia ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme Qeverinë siriane gjatë konfliktit dyvjeçar.
XS
SM
MD
LG