Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për çështjet arabe dhe afrikane ka përgëzuar Qeverinë e Sirisë për rimarrjen e qytetit Kusair nga rebelët.
Amir Abdollahian ka thënë se kjo është fitore e ushtrisë siriane ndaj “terroristëve të pafe”.
Rimarrja e kontrollit të Kusairit, pranë kufirit me Libanin, pason ofensivën e forcave qeveritare kundër rebelëve sirianë, për tre javë me radhë.
Rebelët kanë konfirmuar dorëzimin e qytetit.
Ata kanë thënë se janë tërhequr nga Kusairi për shkak se janë përballur me arsenal masiv, mungesë të furnizimeve dhe ndërhyrje flagrante të Hezbollahut – grup militant nga Libani.