Ndërlidhjet

NATO - e angazhuar në Afganistan edhe pas 2014


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë përfunduar takimet dyditore në Bruksel, në të cilat kanë diskutuar për operacionet e aleancës në Afganistan, pasi misioni i saj luftarak të përfundojë mandatin, në vitin 2014.

Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se ministrat kanë miratuar një “koncept të detajuar” për një mision të ri trajnues dhe ndihmues të NATO-s në Afganistan, i cili do të niste operimet më 2015.

Vazhdimin e angazhimit të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre të NATO-s e ka konfirmuar edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të bëjnë tranzicion në Afganistan. Nuk do të largohen. Shtetet e Bashkuara kanë dëshmuar një angazhim të palëkundur për të ardhmen e Afganistanit”, ka thënë Hagel.
XS
SM
MD
LG