Ndërlidhjet

Obama zgjedh Rice për këshilltare të sigurisë


Samantha Power (M) ish asistentja e posaçme e presidentit amerikan, dhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice (D), ilustrim

Samantha Power (M) ish asistentja e posaçme e presidentit amerikan, dhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice (D), ilustrim

Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar ambasadoren e deritashme në Kombet e Bashkuara Susan Rice, si këshilltare për çështjet kombëtare të sigurisë.

Gjatë një konference për shtyp ku bëri publik zgjidhjen e tij, Obama tha se Rice është një shërbyese civile shembullore dhe “një patriote që vendos shtetin në vend të parë”.

Susan Rice do të zëvendësojë Tom Donilon, i cili largohet nga posti nga 1 korriku.

Në vend të Rice në Kombet e Bashkuara do të shkojë Samantha Power, një aktiviste e të drejtave të njeriut.

Para se të vendoset në selinë e Kombeve të Bashkuara, Power ka shërbyer si këshilltare në Shtëpi të Bardhë.
XS
SM
MD
LG