Ndërlidhjet

Koreja Veriore thirrë Jugun për negociata


Koreja e Jugut - Zyra tranzite ndër-koreane në qytetin kufitar Paju (Ilustrim)

Koreja e Jugut - Zyra tranzite ndër-koreane në qytetin kufitar Paju (Ilustrim)

Koreja Veriore i ka propozuar Koresë së Jugut hapjen e bisedave në një varg çështjesh me interes të dyanshëm, prej rihapjes së fabrikës në zonën kufitare, e deri te bashkimi familjar ndërkufitar.

Propozimi i befasishëm, i shkruar në një deklaratë dorëzuar Komitetit për Bashkimin Paqësor të Koresë (CPRK), vjen pas tensioneve të shumta ushtarake në muajt e fundi, që u nxitën pas testeve bërthamore të veriorëve.

Komiteti për Bashkim që është një institucion shtetëror i veriut, nuk ka saktësuar se në çfarë niveli do të duhej bisedimet të zhvillohen, pasi ka lënë të hapur datat për palën jugore.

Temat fillestare të negociatave do të jetë e ardhmja e zonës së përbashkët industriale Kaesong, fabrikë kjo e mbyllur pas rritjes së tensioneve ushtarake.
XS
SM
MD
LG