Ndërlidhjet

Serbët në veri votojnë Kuvendin Serb të Kosovës?


Ilustrim

Ilustrim

Serbët e veriut të Kosovës pritet të vendosin sot për themelimin apo jo të Kuvendit Serb të Kosovës, të cilin trup e kundërshton Beogradi zyrtar.

Deputeti Marko Jakshiq, i Partisë Demokratike opozitare, u ka thënë medieve në Beograd se është i paqartë formimi i kuvendit të përkohshëm për serbët e Kosovës, pasi që, ka një presion të paparë ndaj përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës.

“Nuk e di a do të kemi shumicën e nevojshme për këtë gjë”, citon B92-shi zotin Jakshiq, duke thënë se ai vetë përkrah formimin e këtij trupi.

Ditë më parë, autoritetet në Beograd kanë thënë se një Kuvend i Serbëve në Kosovë, nuk është i nevojshëm.
XS
SM
MD
LG