Ndërlidhjet

logo-print

Kasparov: Për një kohë, do të rri larg Rusisë


Rusi -- Garri Kasparov gjatë protestës "Marshit të miliona njerëzve" në Moskë, 15Shtator2012

Rusi -- Garri Kasparov gjatë protestës "Marshit të miliona njerëzve" në Moskë, 15Shtator2012

Garry Kasparov, kampioni i dikurshëm botëror në shah, kurse tani aktivist anti-Kremlin, ka vendosur që të qëndrojë jashtë Rusisë nga frika se mund të hetohet nga autoritetet, për shkak të orientimit të tij politik opozitar.

“Kam udhëtuar poshtë-lartë deri në mes të muajit shkurt, kur u bë e qartë se edhe unë mund të jem pjesë e një hetimi që po zhvillohet kundër protestuesve politik”, Kasparov porositi nga Gjeneva të mërkurën.

Në një audio incizim që ka postuar në portalin e tij, Kasparov thekson se ka dyshime të bazuara se po të kthehej në Moskë, mund të mos jetë në gjendje “të udhëtojë më jashtë shtetit”.

“Andaj për një kohë, do të përmbahem nga kthimi në Rusi”, ka shtuar ai.

Legjenda e shahut është shndërruar viteve të fundit në një protestues kundër sundimit të presidentit Vladimir Putin, dhe ka marrë pjesë në disa nga demonstratat masive në Moskë.
XS
SM
MD
LG