Ndërlidhjet

Erdogan kthehet në Turqi


Turqi -- Një grafit që ilustron kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan, është vizatuar në shetitorën e Sheshit Taksim në Stamboll, 06Qershor2013

Turqi -- Një grafit që ilustron kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan, është vizatuar në shetitorën e Sheshit Taksim në Stamboll, 06Qershor2013

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan kthehet sot në Ankara, në prag të demonstratave masive ku kërkesë kryesore mbetet dorëheqja e tij.

Erdogan po mbaron vizitën e tij në Afrikën Veriore, pasi kishte vizituar Marokon, Algjerinë dhe Tunizinë.

Protestat anti-qeveritare janë rritur në mase dhe janë shpërndarë pas Stambollit në kryeqytet Ankara dhe qytete tjetra, pasi policia ndërhyri në largimin e protestuesve të mbledhur në Sheshin Taksim.

Kryeministri i Turqisë i ka quajtur si jodemokratike protestat, ndërsa ka fajësuar ekstremistët për nxitjen e tyre.

Por përkundër kësaj, zëvendësi i tij Bulent Arinc ka kërkuar falje për sjelljen e policisë, e cila ka përdorur dhunë kundër demonstruesve.

Të paktën dy njerëz kanë vdekur gjatë trazirave dhe mijëra të tjerë janë lënduar - përfshirë edhe qindra policë - që nga e premtja kur nisën protestat.
XS
SM
MD
LG