Ndërlidhjet

logo-print

Kosova nga Malajzia kërkon ndihmë në lobim


Ilustrim

Ilustrim

Presidentja Atifete Jahjaga i ka kërkuar mbretit të Malajzisë Abdul Halim që t’i ndihmoj Kosovës në shtimin e numrit të njohjeve të pavarësië së saj.

Duke folur rreth rëndësisë së konsolodimit ndërkombëtar të shtetësisë dhe njohjes së Kosovës në botë, presidentja tha se “ndihma e Malajzisë, në këtë rrafsh, në Azinë Juglindore, do të ishte e rëndësishme për Republikën e Kosovës”.

“Posaçërisht në mbështetjen për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, në OKB dhe në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik”, citohet të ketë thënë ajo në një komunikatë për shtyp.

Mbreti i Malajzisë Abdul Halim, në bisedë me Presidenten Jahjaga, u interesua për zhvillimet në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalon vendi, si dhe për kapacitet zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është një vend atraktiv për investime të jashtme me një infrastrukturë legjislative të rregulluar dhe që ofron mundësi të mëdha në fushën e bujqësisë dhe të energjisë.

Presidentja Jahjaga po qëndron në Malajzi, ku po merr pjesë në Samitin Global të Gruas. Ajo gjatë ditës së sotme ka mbajtur fjalën kryesore në hapjen e panelit ministror për fuqizimin ekonomik të gruas dhe rëndësinë e partneritetit publiko-privat.

Presidentja Jahjaga do të mbajë edhe fjalën kryesore në hapjen e Samitit Global të Gruas dhe do të zhvillojë edhe takime të tjera me udhëheqës shtetëror të Malajzisë.
XS
SM
MD
LG