Ndërlidhjet

Kurti e Krasniqi takojnë kongresmenët amerikan


Ilustrim

Ilustrim

Albin Kurti e Florin Krasniqi kanë takuar të mërkurën tre kongresmenë amerikan, të cilëve u kanë folur për sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës.

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë prit nga kongresmeni George Holding, Steve Stockman dhe Gary C. Peters.

Sipas në komunikate për shtyp të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti e Krasniqi kanë shpreh qëndrimet e tyre për Kosovën dhe rajonin, dhe për rolin e ShBA-së dhe BE-së.

Po ashtu, siç njofton kjo lëvizje, temë në këto takime të ndara kanë qenë edhe çështjet sociale dhe nacionale, zhvillimin ekonomik e korrupsioni.

Kurti e Krasniqi zhvilluan edhe një takim me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan z.David Burger, zëvendësdrejtor për Çështje të Evropës Jug-Qendrore, dhe ndihmësin e tij z.Paul E. Pfeuffer.
XS
SM
MD
LG