Ndërlidhjet

DPA: Data për Serbinë, jo para 2014-ës


Beograd
Beograd
Dhoma e ulët e Parlamentit gjerman do të insistojë që nisja e negociatave të anëtarësimit midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian të mos fillojë para vitit 2014 dhe me kusht që Serbia të përmbushë të gjitha angazhimet për normalizimin e raporteve me Kosovën, shkruan agjencia DPA duke u thirrur në burimet të veta.

Sipas saj, kancelarja Angela Merkel do të mbrojë këtë pozicion në samitin e Brukselit me homologët e tjerë evropianë, më 27 dhe 28 qershor.

Samiti pritet të vendosë për rrugën përpara të Serbisë dhe të vendeve të tjera që synojnë anëtarërsimin në BE.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill në Bruksel, por zbatimi i saj ka ngecur.
XS
SM
MD
LG