Ndërlidhjet

Dhunë dhe viktima të reja në Irak


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi
Zyrtarët irakianë kanë bërë të ditur për vdekjen e së paku pesë personave nga sulmet e së enjtes në Bagdad.

Një makinë bombë thuhet të ketë shpërthyer në një treg të lagjes Nahravan, duke vrarë së paku dy njerëz dhe plagosur mbi 20 të tjerë.

Makina e dytë bombë ka shpërthyer në një zonë industriale, duke vrarë tre persona.

Sulmet në Bagdad dhe qytete të tjera të Irakut janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit.

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se më shumë se 1,000 njerëz, shumica nga ta civilë, janë vrarë gjatë muajit maj në Irak.
XS
SM
MD
LG