Ndërlidhjet

Erdogan: Planet për Taksimin do të vazhdojnë


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se qeveria e tij do të shkojë përpara me planet për zhvillimin e Sheshit Taksim të Stambollit, pavarësisht protestave masive antiqeveritare.

Erdogan, duke folur për gazetarët në Tunis, ka thënë se disa nga të përfshirët në protesta të dhunshme kanë qenë terroristë.

Ai nuk ka dhënë ndonjë hollësi tjetër.

Kryeministri turk pritet të kthehet sot në Turqi, pas turneut në Afrikën e Veriut.

Trazirat në Turqi kanë nisur të premten e kaluar, pasi policia ka goditur një protestë paqësore, e cila kundërshtonte një projekt ndërtimi në Sheshin Taksim të Stambollit.

Protestat më pas janë shndërruar në anti-qeveritare dhe janë përhapur në qytete të tjera.

Erdogan i ka quajtur ato anti-demorkatike dhe ka fajësuar ekstremistët.

Sido që të jetë, zëvendësi i tij, Bulent Arinc, ka kërkuar falje për dhunën e policisë.

Së paku dy njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur në protesta.
XS
SM
MD
LG