Ndërlidhjet

Daçiq: EULEX-i, i rëndëssishëm për marrëveshjen


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Borchardt.

Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq, me këtë rast, ka thënë se roli i misionit evropian në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit është i një rëndësie të madhe.

Sipas burimeve të njëjta, në bisedime është theksuar veçanërisht rëndësia e statusit neutral të EULEX-it, sepse vetëm si mision neutral “ka mbështetjen e komunitetit serb”.

Daçiq po ashtu ka thënë se në Kosovë është shënuar rritje e sulmeve ndaj serbëve, të cilat janë të motivuara në baza etnike.
XS
SM
MD
LG