Ndërlidhjet

Përfundon pa deklarata takimi Kosovë-Serbi


Ilustrim
Ilustrim
Dita e dytë e dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit ka përfunduar pa deklarata për publikun.

Bisedimet kanë nisur të mërkurën në Bruksel, në nivel ekspertësh, dhe pritet të vazhdojnë edhe nesër.

Palët janë duke diskutuar për gjyqësorin dhe policinë.

Ato duhet të dakordohen në lidhje me mënyrën se si strukturat serbe të sigurisë dhe gjyqësisë në veri do të integrohen në sistemin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG