Ndërlidhjet

Del nga spitali “heroina” e Bangladeshit


Reshma Begum është nxjerrë e gjallë pas 17 ditësh nën rrënoja.
Reshma Begum është nxjerrë e gjallë pas 17 ditësh nën rrënoja.
Ka dalë nga spitali rrobaqepësja e një fabrike të shembur në Bangladesh, e cila është nxjerrë e gjallë pas 17 ditësh nën rrënoja.

Reshma Begum, 19 vjeçe, është bërë heroinë kombëtare pas tragjedisë së muajit prill, në të cilën kanë humbur jetën mbi 1,000 njerëz.

“Ndjehem mirë tani. Jam shëruar fizikisht dhe mentalisht”, ka thënë Begum, pas afro një muaj trajtimi.

Ajo po ashtu ka thënë se ka marrë oferta të ndryshme për punë.

Incidenti i 24 prillit është konsideruar si katastrofa më vdekjeprurëse në industrinë e tekstilit në Bagladesh.

Fabrika gjendej pak kilometra larg kryeqytetit Daka.

Mbi 10 njerëz janë arrestuar në lidhje me rastin.
XS
SM
MD
LG