Ndërlidhjet

SHBA mbledh miliona regjistrime telefonike


Nju Jork

Nju Jork

Gazeta britanike “Gurdian” ka raportuar se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka mbledhur regjistrimet telefonike të miliona konsumatorëve amerikanë në kompaninë Verizon.

Gazeta shkruan se me një urdhër të fshehtë të inteligjencës, Verizon-it i është kërkuar të sigurojë informacione për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare në baza ditore, të tilla si numra dhe të dhëna të vendndodhjes.

Një zyrtar i lartë qeveritar, duke folur nën kushte anonimiteti, nuk e ka konfirmuar raportin, por ka thënë se një informacion i tillë është “një mjet i rëndësishëm për mbrojtjen e vendit nga kërcënimet terroriste”.

“Guardian” thotë se ka kopjen e urdhrit të fshehtë, të lëshuar më 25 prill.
XS
SM
MD
LG