Ndërlidhjet

Bën betimin qeveria e re palestineze


Flamuri palestinez - ilustrim

Flamuri palestinez - ilustrim

Qeveria e re palestineze, e kryesuar nga kryeministri Rami Hamdullah, ka bërë të enjten betimin në selinë e presidentit Mahmud Abbas, në Ramallah.

Kabineti i ri ka disa ndryshime - dy zëvendëskryeministra të rinj dhe ministrin e ri të Financave - por kryesisht mbetet i pandryshuar nga paraardhësi.

Abbas ka emëruar Hamdullahun në postin e kryeministrit, duke pasuar kështu Salam Fayyadin, i cili ka dhënë dorëheqje në muajin prill.

Hamdullah është anëtar i Lëvizjes së Fatahut, e cila udhëhiqet nga presidenti Abbas.
XS
SM
MD
LG