Ndërlidhjet

Erdogan kërkon fundin e protestave


Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në Turqi, pas një turneu në Afrikë. Ai është mirëpritur nga mijëra mbështetës, të premten në Stamboll.

Erdogan ka thënë se protestat janë “buzë ilegalitetit” dhe “duhet të ndalojnë menjëherë”.

Protesta, të nxitura nga kundërshtitë për një plan të ndërtimit në Sheshin Taksim të Stambollit, kanë përfshirë Turqinë në ditët e kaluara.

Ato kanë tërhequr mijëra njerëz, të cilët kritikojnë Erdoganin për sjellje gjithnjë e më shumë arrogante dhe autokratike - akuza që kryeministri i hedh poshtë.

Tre njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 4,000 të tjerë janë plagosur në protesta.

Të enjten, Erdogan është zotuar se do të vazhdojë me planet për ndërtimin e dyqaneve dhe apartamenteve në Sheshin Taksim të Stambollit.
XS
SM
MD
LG