Ndërlidhjet

SHBA mbron programin e përgjimeve


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i inteligjencës amerikane ka thënë se ligji, i cili u lejon agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara të mbledhin informacione prej kompanive të internetit, vlen vetëm për “personat jo-amerikanë” jashtë Shteteve të Bashkuara.

James Clapper u është përgjigjur artikujve të publikuar në Washington Post dhe Gurdian.

Ai ka thënë se raportet përmbajne “pasaktësi të shumta” dhe se zbulimi i programve është “i dënueshëm”.

Washington Post dhe Gurdian kanë raportuar të enjten se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka përgjuar direkt serverët e kompanive kryesore amerikane të internetit, duke u lejuar agjentëve të ekzaminojnë e-maile, fotografi dhe dokumente të tjera.

Shumica e kompanive kryesore të teknologjisë, përfshirë: Apple, Google dhe Facebook, kanë thënë se ato nuk sigurojnë ndonjë agjenci qeveritare me “qasje direkte” në serverët e tyre.

Më herët, Komiteti i Inteligjencës në Senatin amerikan ka konfirmuar se qeveria ka mbledhur në mënyrë sekrete regjistrimet telefonike të miliona konsumatorëve amerikanë të kompanisë Verizon, me një urdhër sekret të gjykatës.
XS
SM
MD
LG