Ndërlidhjet

Putini divorcohet nga gruaja


Vladimir Putin dhe gruaja e tij Lyudmila.

Vladimir Putin dhe gruaja e tij Lyudmila.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe gruaja e tij, Lyudmila, kanë njoftuar se do të divorcohen pas gati 30 vjetësh martesë.

Putin është pyetur nga mediat ruse për thashethemet se ata dy nuk jetojnë më së bashku.

“Po, është e vërtetë. Të gjitha aktivitetet e mia, e gjithë puna ime është e lidhur me publicitet, me publicitet absolut. Disa njerëz e pëlqejnë, disa jo… Pra, ky është vendim i përbashkët”, ka thënë Putin.

Putinët janë martuar në vitin 1983 dhe kanë dy vajza - Mariya dhe Yekaterina.
XS
SM
MD
LG