Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë bisedimet në Bruksel


Ilustrim

Ilustrim

Ekipet e Prishtinës dhe të Beogradit vazhdojnë sot bisedimet në Bruksel për planin e zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit.

Temë kryesore është zgjidhja e çështjes së policisë dhe të gjyqësisë në kuadër të asociacionit të ardhshëm të komunave serbe - të paraparë me marrëveshje.

Bisedimet pritet të përfshijnë edhe çështjet e energjisë dhe të telekomunikacionit.

Ato janë zhvilluar edhe gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel, por palët nuk kanë dhënë deklarata për mediat.

Afati i fundit për gjetjen e zgjidhjeve për këto çështje, sipas planit të zbatimit, është 16 qershori.
XS
SM
MD
LG