Ndërlidhjet

Obama takon sot homologun kinez


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të nisë sot bisedimet me homologun kinez, Xi Jinping. Dy udhëheqësit do të takohen në Kaliforni.

Në krye të agjendës pritet të jetë siguria kibernetike, pas disa raporteve se qeveria dhe ushtria kineze kanë sulmuar organizata qeveritare të SHBA-së, komerciale dhe civile.

Pekini, megjithatë, hedh poshtë sulmet dhe thotë se është edhe vetë viktimë e tyre.

Të drejtat e njeriut në Kinë do të diskutohen po ashtu ndërmjet presidentëve Obama dhe Xi.
XS
SM
MD
LG