Ndërlidhjet

Erdogan kërkon ndalimin e protestave


Protestat anti-qeveritare vazhdojnë në Turqi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:48 0:00

Protestat anti-qeveritare vazhdojnë në Turqi

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në Turqi, pas një turneu në Afrikë. Rreth 10,000 mbështetës të Partisë së tij për Zhvillim dhe Drejtësi kanë dalë në aeroport për ta pritur atë, në orët e para të së premtes.

Duke qëndruar përkrah gruas së tij dhe ministrave të kabinetit qeveritar, Erdogan i ka thënë turmës se protestat antiqeveritare janë “buzë ilegalitetit” dhe “duhet të ndalojnë menjëherë”.

“Nuk mund të lejojmë askënd që të sillet në mënyrë të paligjshme në këtë vend, të shkatërrojë me vandalizma, të shkatërrojë pronën private të qyteteve dhe të lëndojë njerëzit tanë”, ka thënë Erdogan.

Protesta, të nxitura nga kundërshtitë për një plan të ndërtimit në Sheshin Taksim të Stambollit, kanë përfshirë Turqinë në ditët e kaluara.

Ato kanë tërhequr mijëra njerëz, të cilët kritikojnë Erdoganin për sjellje gjithnjë e më shumë arrogante dhe autokratike - akuza që kryeministri i hedh poshtë.

Tre njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 4,000 të tjerë janë plagosur në protesta.

Erdogan ka thënë se qeveria që udhëheq ai nuk ka qenë kurrë për ndërtimin e tensionit dhe të polarizimit, por “nuk mund të duartrokasë” as brutalitetin.

Disa nga mbështetësit e tij kanë brohoritur: “Të shtojmë të shtypim Taksimin”. Por, Erdogan i ka inkurajuar ata që të kthehen të qetë në shtëpitë e tyre.

“Në dhjetë ditët e kaluara, ne jemi sjellë në mënyrë të qetë dhe me sens të përbashkët. Nga këtu do të kthehemi në shtëpitë tona dhe nuk do të lejojmë kurrë që qetësia jonë, sensi ynë i përbashkët dhe disiplina jonë të veniten”, ka thënë kryeministri turk.

Gjatë fjalimit të tij, mijëra protestues anti-qeveritarë janë mbledhur në Sheshin Taksim.

Erdogan u është përgjigjur thirrjeve për dorëheqjen e tij, duke iu referuar fitores në zgjedhjet e vitit 2011, në të cilat ka marrë 50 për qind të votave.

“Ata thonë se jam kryeministër i vetëm 50 për qind të popualltës. Kjo nuk është e vërtetë. Ne u kemi shërbyer 76 milionë banorëve, nga lindja në perëndim”, ka thënë shefi i Qeverisë turke.

Partia e tij për Zhvillim dhe Drejtësi ka qeverisur me Turqinë qysh në vitin 2002. Kritikët thonë se Erdogani bën përpjekje të imponojë vlerat konservatore islame në një shtet laik.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve turke që të përmbahen nga “komentet e padobishme”, pasi Erdogan, në një tjetër fjalim, ka akuzuar “terroristët” për nxitjen e protestave.

Ministria e Brendshme ka thënë se dëmet që kanë shkaktuar protestuesit në mbarë vendin kapin vlerën e 70 milionë lirave turke, apo 37 milionë dollarëve. Megjithatë, ky institucion është zotuar se do të hetojë dhunën e përdorur nga zyrtarët policorë.

Përkundër të gjithave, Erdogan ka thënë se nuk do të zmbrapset dhe se do të vazhdojë me planet për ndërtimin e dyqaneve dhe apartamenteve në Sheshin Taksim të Stambollit.(v.tela)
XS
SM
MD
LG