Ndërlidhjet

Phenjani rikthen linjën me Kryqin e Kuq


Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Koreja e Veriut ka propozuar bisedime të nivelit të ultë me rivalin jugor, të cilat do të mbaheshin të dielën në qytetin kufitar Kaesong.

Përmes deklaratës, Phenjani po ashtu ka bërë të ditur se do të rihapë një linjë të komunikimit me Kryqin e Kuq, të mbyllur në muajin mars, gjatë tensioneve të larta.

Të enjten, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut janë pajtuar të bisedojnë për rihapjen e një kompleksi të përbashkët fabrikash dhe ndoshta çështje të tjera.

Lehtësimi i tensioneve ndodh para samitit SHBA-Kinë, në të cilin Koreja e Veriut pritet të jetë në mesin e temave kryesore.

Phenjani ka kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt. Kjo ka bërë që Kombet e Bashkuara të shtojnë sanksionet kundër tij.

Rrjedhimisht, shteti komunist ka bërë kërcënime të ashpra ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Me Seulin ka shpallur gjendje lufte, ndërsa SHBA-në ka thënë se do ta godasë me sulme bërthamore.
XS
SM
MD
LG