Ndërlidhjet

OKB: Al-Shababi kërcënon paqen në Somali


Somali - foto arkivi
Somali - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se ekstremistët islamikë të al-Shababit vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për paqen në Somali, pavarësisht përparimeve të fundit në përmirësimin e sigurisë.

Në një deklaratë të miratuar nga 15 vendet anëtare, Këshilli i ka bërë thirrje Qeverisë somaleze të ndjekë penalisht shkelësit e të drejtave të njeriut, përfshirë abuzuesit e fëmijëve dhe dhunuesit seksualë.

Këshilli po ashtu kërkon hetimin urgjent të piratëve të dyshuar dhe të kujtdo që i financon ata.
XS
SM
MD
LG