Ndërlidhjet

Lumenjtë vazhdojnë të kërcënojnë qytete gjermane


Drezden
Drezden
Në Drezden të Gjermanisë, Lumi Elba ka dalë nga shtrati, duke përmbytur shumë zona, por duke kursyer pjesën historike të qytetit.

Njerëzit kanë punuar në mënyrë intensive në ngritjen e barrikadave metalike dhe vendosjen e thasëve me rërë përreth lumit, i cili ka arritur gati shtatë metra mbi nivelin e tij normal.

Drezdeni është vetëm njëri nga shumë qytete gjermane që janë përballur me pëmbytje, për shkak të shirave të furishëm.

Situata mbetet serioze në Degendorf, për shkak të kërcënimeve nga Lumi Danub.

Me përmbytje janë përballur edhe Republika Çeke, Sllovakia dhe Austria. Së paku 15 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tyre.
XS
SM
MD
LG