Ndërlidhjet

Policia zhbllokon Parlamentin e Bosnjës


Sarajevë - 6 qershor 2013.

Sarajevë - 6 qershor 2013.

Policia në Sarajevë ka shpërndarë protestuesit, të cilët kanë bllokuar parlamentin.

Rreth 3,000 njerëz kanë rrethuar të enjten ndërtesën, duke penguar largimin e rreth 800 personave, në mesin e tyre bankierë të huaj, të cilët kanë marrë pjesë në një konferencë rajonale për investime.

Policia ka ndërmarrë aksionin në orët e hershme të së premtes, kur ka pasur më pak protestues.

Protesta është shkaktuar nga vonesat në miratimin e një ligji të ri për numrat e identifikimit personal.

Mungesa e ligjit të ri, që nga skadimi i të vjetrit në muajin shkurt, ka lënë të gjitha foshnjat pa dokumente personale.

Bosnja është e ndarë në entitete myslimane, kroate dhe boshnjake qysh në luftën e viteve 1992-1995 dhe ligji i ri është vonuar për shkak të mospajtimeve në mesin e bashkësive etnike.
XS
SM
MD
LG