Ndërlidhjet

logo-print

Rreth 200 rusë luftojnë për Al Kaidën në Siri


Siri

Siri

Kreu i Shërbimit të Sigurisë në Rusi ka thënë se rreth 200 shtetas rusë janë duke luftuar përkrah militantëve të Al Kaidës në Siri.

Në një konferencë në Kazan, Aleksandr Bortnikov ka thënë se shumica e tyre vijnë nga republikat e Kaukazit Verior, të dominuara me shumicë myslimane.

Ai ka paralajmëruar se militantët nga Rusia dhe vendet e tjera, të cilët shkojnë në Siri për të luftuar me grupet e tjera militante kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, paraqesin kërcënim “jo vetëm për Rusinë, por edhe për vendet evropiane dhe kontinentin amerikan”.

Bortnikov ka thënë se luftëtarët do të marrin përvojë në Siri dhe do të formojnë lidhje të reja me grupet terroriste në Afrikën e Veriut, para se të kthehen në vendet e tyre.
XS
SM
MD
LG