Ndërlidhjet

Gjashtë kandidatë për kreun e Komitetit Olimpik


Ilustrim
Ilustrim
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka shpallur kandidatët, të cilët do të garojnë për presidentin e ardhshëm të këtij mekanizmi.

Gjashtë persona nga vende të ndryshme të botës do të konkurrojnë për pozitën që aktualisht mban Jacques Rogge.

Presidenca e tij do të përfundojë në sesionin e 125-të Komitetit Olimpik, më 13 shtator në Buenos Aires.

Kandidatët do të prezantojnë programet e tyre në një sesion të veçantë, muajin e ardhshëm në Lozanë.
XS
SM
MD
LG