Ndërlidhjet

logo-print

SHBA “s’do të mund të ndalojë” raketat ruse


Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, ka thënë se mburoja e planifikuar raketore e Shteteve të Bashkuara nuk do të jetë në gjendje të ndalojë raketat balistike ndërkontinentale të Rusisë.

Në një ligjeratë në Moskë, Rogozin ka thënë se Rusia do të vazhdojë të përmirësojë armatimin e saj “për të sigururar liri absolute të veprimit, nëse vendi has në agresion”.

Ai ka thënë se Moska do të zhvillojë sisteme që do të mposhtin çdo sistem të mbrojtjes raketore.

Rogozin i ka cilësuar edhe rrjetet sociale si element të luftës kibernetike kundër Rusisë.

Ai ka thënë se ato përdoren për “manipulime të fuqishme të opinionit publik", të cilat mund të minojnë autoritetin qeveritar.
XS
SM
MD
LG