Ndërlidhjet

Prokuroria mirëpret vendimin për Grupin e Llapit


Prishtinë
Prishtinë
Pas shpalljes së aktgjykimit për rastin “Grupi i Llapit”, prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), Charles Hardaway, ka thënë se Prokuroria mirëpret aktgjykimin e gjykatës.

“Kjo ishte pjesa e fundit e një rasti që përfundimisht u përmbyll. Sot, të pandehurit u shpallën fajtorë për rrahjen dhe torturimin e të ndaluarve në qendrën e ndalimit në Llapashticë”.

“Duhet sqaruar se me këtë rast nuk është gjykuar UÇK-ja, por vetëm të pandehurit. Është jashtëzakonisht me rëndësi që të kuptohet se fajësia është individuale dhe jo kolektive, prandaj gjykata me të drejtë shpalli se këta persona kishin kryer veprime të kundërligjshme”, Hardaway.

Po sipas tij, të tre të pandehurit ishin dënuar për krime të luftës në lidhje me kushtet çnjerëzore në qendrën e ndalimit në Llapashticë.

“Latif Gashi ishte dënuar gjithashtu për krime të luftës për rrahjen dhe torturimin e Milovan Stankoviqit”, ka thënë ai.

“Është me rëndësi të theksohet se të pandehurit i kryen këto vepra kundër bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë të Kosovës. Shumë nga të ndaluarit në Llapashticë ishin keqtrajtuar tmerrësisht dhe përkundër faktit se kanë kaluar shumë vite prej kohës kur kanë ndodhur këto ngjarje të rënda, prapseprapë është shumë me rëndësi që të ketë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Prandaj, unë besoj se sot u përmbush drejtësia për ta”, ka thënë Hardaway.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG