Ndërlidhjet

Operohet princi Philip


Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip.
Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip.
Princi i Britanisë Philip - burri i Mbretëreshës Elizabeth II - do t’i nënshtrohet një operacioni në bark, në një spital të Londrës.

Detaje për sëmundjen e princit 92-vjeçar nuk janë bërë të ditura, por një zëdhënës i Mbretërisë ka thënë se ai është “në gjendje të mirë”.

Kjo është hera e katërt në dy vjet që Philipi pranohet në spital.

Mbretëresha, ndërkaq, ka vazhduar me angazhimet e saj publike të premten, të cilat kanë përfshirë një vizitë në selinë e re të BBC-së, në Londër.
XS
SM
MD
LG