Ndërlidhjet

Irak: Sulmi vret pelegrinë iranianë


Irak - foto arkivi
Irak - foto arkivi
Zyrtarët irakianë kanë bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës ka vrarë së paku nëntë pelegrinë iranianë dhe ka plagosur 25 të tjerë, në veri të Bagdadit.

Policia ka thënë se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivët pranë një konvoji të autobusëve me pelegrinë.

Sulmi ka ndodhur në Mukdadijah, rreth 90 kilometra larg kryeqytetit irakian.

Në muajt e fundit, në Irak janë vrarë qindra persona nga sulmet midis sunitëve dhe shiitëve.

Ato kanë rritur shqetësimet për një shkallë më të gjerë të konfliktit sektar në vend.
XS
SM
MD
LG