Ndërlidhjet

logo-print

Fuele Erdoganit: Dhuna s’ka vend në demokraci


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka paralajmëruar kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, se përdorimi i tepruar i forcës “nuk ka vend” në demokraci.

Fuele i ka bërë komentet gjatë një konference në Stamboll, në të cilën ka marrë pjesë edhe Erdogani.

Ky i fundit ka thënë se është “i hapur ndaj çdonjërit me kërkesa demokratike”.

“Ajo çfarë kundërshtojmë është terrorizmi, dhuna, vandalizmi dhe veprimet që kërcënojnë të tjerët”, ka thënë Erdogan.

Dhjetëra-mijëra njerëz kanë protestuar anembanë Turqisë në ditët e kaluara, kundër, siç kanë thënë, autokracisë në rritje të Erdoganit.

Protestat fillimisht janë shkaktuar nga kundërshtitë për një plan ndërtimi në një park të Stambollit.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG