Ndërlidhjet

AI: Ushtria e kryengritësit në Mali kryen krime


Mali – Ushtarët malez ruajnë të burgosurit e prangosur (Ilustrim)
Mali – Ushtarët malez ruajnë të burgosurit e prangosur (Ilustrim)
Grupe globale për të drejtat e njeriut, kanë akuzuar ushtrinë e Malit dhe kryengritësit Tuareg për torturim dhe vrasjen e civilëve, përkundër pranisë së ushtrisë franceze në këtë zonë.

Akuzat e Amnesty International, erdhën pak orë para se të hapen formalisht bisedimet paqësore mes dy grupacioneve, për të ndal luftën civile në Mali.

Kjo organizatë thotë se pas hetimeve disa mujore të gjendjes në Mali, ka gjetur se ushtria ka torturuar dhjeta individ që dyshohen se kanë bashkëpunuar me kryengritësit Tuareg ose grupe tjera islamiste, që kanë marr kontrollin ndaj pjesës veriore të shtetit vitin e kaluar.

Amnesty International ka dokumentuar mbi 20 raste të ekzekutimit joligjor dhe arbitrar që kanë kryer ushtria dhe grupet islamiste në Mali.

Organizata që avokon të drejtat e njeriut, thotë se dy viktima të arrestuara nga ushtria maleze janë gjetur të masakruar.

Po ashtu, ky grup ka ofruar dëshmi për të paktën 80 të burgosur, të cilët gjatë kohës sa ishin mbyllur janë torturuar, dhe u është mohuar e drejta për mjekim.

Amnesty International ka ofruar fotografi të këtyre të burgosurve, të cilëve u shihen shenjat nga tortura në qafë, shpinë, gjoks dhe veshë.
XS
SM
MD
LG