Ndërlidhjet

Fyhet Alma Lama, reagon qeveria e Vetëvendosja


Kosovë - Parliamenti i Kosovës (Ilustrim)
Kosovë - Parliamenti i Kosovës (Ilustrim)
Qeveria e Kosovës ka dënuar fyerjet që i janë bërë deputetes Alma Lama, nga Forumi Rinor Musliman.

Në një komunikatë për medie, ekzekutivi thotë se liritë dhe të drejtat e qytetarëve, në veçanti liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutë, dhe se çdo cenim i këtyre të drejtave, paraqet “cenim të shtetit të Kosovës dhe demokracisë tonë qytetare”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Alma Lama, ka komentuar para Kuvendit një ligjeratë të një hoxhë në Prizren, të cilën e ka vlerësuar si fyese.

Predikimi i hoxhës, ndërkaq ka provokuar një debat dhe polemika të ashpra mes grupeve të ndryshme fetare dhe intelektuale, në publik dhe portale.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Lëvizja Islamike Bashkohu, që të distancohet nga shkruesi i njoftimit në emër të Forumit Rinor Musliman, meqë i takon edhe këtij subjekti politik.

Vetëvendosje ka shkruar se kërcënimet drejtuar Alma Lamës “do të hasin në një kundërpërgjigje qytetare, transparente e të drejtë, dhe nuk do të kenë asnjë sukses”.

Sipas komunikatës së lëvizjes thuhet se Lama është fyer ne bazë të prejardhjes së saj nga Kruja, ndërsa thuhet se edhe është kërcënuar.
XS
SM
MD
LG