Ndërlidhjet

Sulm në Kaliforni, 5 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Një person i armatosur ka vrarë katër njerëz në shtetin amerikan perëndimor të Kalifornisë para se të qëllohet për vdekje nga policia.

Autoritetet thanë se tërbimi filloi në një shtëpi në Santa Monika, të cilës pastaj iu vu zjarri, para se sulmuesi të shkonte në një universitet lokal.

Policia tha se sulmuesi, një njeri i veshur i gjithi në të zeza, vrau dy vetë në shtëpi dhe pastaj dy të tjerë në universitet.

Dhuna ndodhi jo shumë larg nga vendi ku presidenti Barack Obama po mirrte pjesë në një ngjarje për mbledhje fondesh.
XS
SM
MD
LG