Ndërlidhjet

Obama mirëpret "rritjen paqësore" të Kinës


Presidenti amerikan Barack Obama takon presidentin kinez Xi Jinping, Kaliforni, 7 qershor, 2013

Presidenti amerikan Barack Obama takon presidentin kinez Xi Jinping, Kaliforni, 7 qershor, 2013

Presidenti amerikan Barack Obama tha se e mirëpret “rritjen paqësore” të Kinës, ndërsa ai dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë filluar dy ditë bisedimesh në Kaliforni.

Duke e mirëpritur Xi-në në një pronë luksoze në jug të Kalifornisë, Obama tha se ai shpreson të punojë së bashku me Kinën për sigurinë kibernetike, një çështje që ka krijuar fërkime midis dy vendeve.

Obama tha se pavarësisht nga fusha e pashmangshme e tensionit, të dyja vendet dëshirojnë një marrëdhënie bashkëpunuese.

Xi shprehu shpresën për bashkëpunim më të thellë, duke thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të ndërtojnë një model të ri të marrëdhënieve të “vendeve të të mëdha”.
XS
SM
MD
LG