Ndërlidhjet

logo-print

Obama mbron 'përgjimet' telefonike


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan Obama ka mbrojtur vëzhgimet sekrete të regjistrave telefonikë në SHBA dhe përdorimin e internetit nga të huajt, duke argumentuar se vlera e programeve për parandalimin e sulmeve terroriste është më e madhe sesa “shkelja modeste e privatësisë”.

Të mërkurën është zbuluar se Uashingtoni në fshehtësi ka mbledhur regjistrime telefonike të miliona konsumatorëve amerikanë të Verizonit, nën një urdhër top sekret të gjykatës.

Grupet për të drejtat civile kanë reaguar me zemërim.

Një program tjetër sekret i zbuluar të enjten, tregoi gjurmë të përgjimit të të husjve jashtë SHBA-së që përdorin provajderë amerikanë të internetit.

Për programin e mbikëqyrjes së telefonatave, Obama tha, se “askush nuk është duke i dëgjuar thirrjet tuaja telefonike.”

Ai tha se në vend të kësaj, zyrtarët kanë shikuar numrat e telefonit dhe kohëzgjatjen.

Në një nga reagimet e para ndërkombëtare, Komisionerja e Çështjeve të Brendshme të BE-së, Sesilia Malmstroem tha se blloku është “i shqetësuar në lidhje me pasojat e mundshme për privatësinë e qytetarëve të BE-së”.
XS
SM
MD
LG