Ndërlidhjet

Protestuesit sfidojnë Erdoganin


Stamboll...
Stamboll...
Demonstruesit në Stamboll po zhvillojnë edhe në fundjavë protestat anti-qeveritare, duke e sfiduar kështu kryeministrin e vendit të tyre.

Protestuesit kanë mbetur edhe të shtunën në sheshin Taksim të Stambollit, pavarësisht kërkesës së kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan për një përfundim të menjëhershëm të trazirave.

Protestat filluan si demonstrata paqësore kundër një projekti ndërtues në sheshin Taksim.

Pas një shtypje të dhunshme nga ana e policisë më 31 maj, protestat u rritën në një shfaqje të paparë të zemërimit publik kundër perceptimit për autoritarizëm të Erdoganit dhe partisë së tij më rrënjë islamike, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Gjatë javës së kaluar, përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera kanë lënë të vdekur tre persona dhe qindra të plagosur.

Erdogan ka thënë se protestat janë ngritur mbi një “fushatë të gënjeshtrave” dhe i quajti demonstruesit “plaçkitës”.

Ai ka mbledhur lidershipin e tij të partisë sot, për të diskutuar mbi protestat.
XS
SM
MD
LG