Ndërlidhjet

logo-print

OKB hedh poshtë ofertën e Rusisë


Lartësitë Golan

Lartësitë Golan

Kombet e Bashkuara kanë thënë se nuk mund të pranojnë ofertën e Rusisë për dërgimin e trupave të saj në Lartësitë Golan.

Presidenti rus Vlladimir Putin e bëri ofertën të premten pasi që Austria tha se do të tërheqë trupat nga forca monitoruese e OKB-së për shkak të përkeqësimit të luftimeve në Siri.

OKB tha se nuk mund të pranojë ofertën ruse për shkak se një marrëveshje e mëhershme midis Izraelit dhe Sirisë pengon që në mision të marrin pjesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Austria ofron rreth 380 nga një mijë pjesëtarët e forcës së OKB-së, që monitoron armëpushimin katër-dekadësh në mes të Sirisë dhe Izraelit.

Departamenti paqeruajtës i OKB-së është duke kërkuar nga vendet që tashmë kanë ushtarët në mision, si Filipinet e India, që të sigurojnë më shumë trupa, ndërsa po kërkon kontribute edhe nga vendet tjera.
XS
SM
MD
LG