Ndërlidhjet

Sulm i telekomanduar, 7 militantë pakistanezë të vrarë


Avionet pa pilote...

Avionet pa pilote...

Zyrtarët pakistanezë thonë se një sulm i dyshuar i telekomanduar amerikan ka vrarë shtatë militantë në veriperëndimin e trazuar të vendit.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se sulmi ka ndodhur të premten vonë në zonën Shawal, afër kufirit afgan.

Sulmi vjen dy ditë pasi që Nawaz Sharif u betua si kryeministër.

Sharif, në mandatin e tij të tretë, që është historik, ka bërë thirrje për t'i dhënë fund sulmeve amerikane me avionë, duke thënë se ato shkelin sovranitetin e Pakistanit.

Sharif gjithashtu ka kritikuar publikisht sulmin e telekomanduar që vrau zëvendësin e udhëheqësit të talibanëve Waliur Rehman në javën e kaluar.

Shumë pakistanezë kundërshtojnë sulmet e tilla, duke thënë se ato shkaktojnë viktima të mëdha në mesin e civilëve dhe ushqejnë ekstremizmin nga ata që kërkojnë hakmarrje.
XS
SM
MD
LG